AKTUALITET, 2 Qershor 2026, 20:16

"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të protestuesve kundër Ramës dhe Berishës (FOTO)

"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të

Përpara selisë së qeverisë u mbajt protesta e tretë e thirrur nga aktivistë dhe ambientalistë. 

Një nga pankartat më të spikatura paraqet kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke festuar dhe duke bërë "gëzuar", teksa shkruhet me shkronja të mëdha: “Zaptuam Shqipërinë”.

Një tjetër paraqiste Berishën dhe kryeministrin Ramën duke u puthur, me shkrimin "Derisa vdekja t'i ndajë".

Mes thirrjeve për heqjen dorë nga investimi në Zvërnec, protestuesit iu përgjigjën qartë edhe ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog, me thirrjen: “Pa dorëheqje, s’ka dialog!”

Po aq vëmendje tërhoqi edhe një pankartë e mbajtur nga një i ri, ku shkruhej: “Vlora ka histori e sakrifica, jo çmim për t’u shitur”, një mesazh që lidhej drejtpërdrejt me kundërshtimin e investimit në zonën bregdetare.

Mes protestuesve u panë edhe mesazhe me tone të forta politike. Një pankartë paraqiste karikatura të kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha pas hekurave me mbishkrimin: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, ndërsa një tjetër me mbishkrimin “Atdheu nuk është në shitje”, e cila u mbajt nga protestuesit në krye të turmës, u shndërrua në simbolin kryesor të kundërshtimit ndaj projektit.

Protestuesit mbanin gjithashtu pankarta që kundërshtonin privatizimin e hapësirave publike dhe zhvillimet që, sipas tyre, cenojnë interesin kombëtar. Një prej tyre shkruante: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, ndërsa protestuesit në kor lëshuan thirrje kundër projektit të planifikuar në Zvërnec.

"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të

"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të

"Derisa vdekja të na ndajë!"/ Pankartat pikante të