TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga ora 18:00 deri në 22:00 të kësaj të hëne, Partia Demokratike do të protestojë në kryeqytet, në të parin akt të mosbindjes civile kundër qeverisë Rama, sipas kryetarit të tyre, Sali Berisha.
PD ka kërkuar leje për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë, por pritet që të ketë një itinerar ndryshe nga tubimet e mëparshme.
Me shumë gjasë do të ketë marshim në drejtim të Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa pika të tjera kyçe që mund të bllokohen janë edhe kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ish-Stacioni i Trenit dhe rethrrotullimi i Zogut të Zi, përveç bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Policia ka marrë masa të forta për mbarëvajtjen e tubimit duke angazhuar mbi 1500 efektivë në terren, ndërsa grupe të FNSH do të mbikëqyrin lëvizjet e turmave.
Përveç policisë për protestën e PD është angazhuar edhe Garda e Republikës në mbrojtjen e institucioneve. Mësohet se stafi i sigurisë së Gardës do të dislokohet në ambientet e brendshme të Kryesisë dhe Parlamentit duke nisur nga ora 16:00, ndërsa perimetri i jashtëm do të mbulohet nga policia.
Në krahun tjetër, te Kryeministria ku pritet edhe të nisë protesta, janë marrë masa për fortifikimin e dyerve kryesore të godinës, që janë mbuluar me veshje metalike.
Po ashtu punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka nisur lyerjen me graso të shtyllave të ndriçimit pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit, e përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.