AKTUALITET, 14 Maj 2024, 12:23

FOTO/ Këlliçi me pranga në duar: Do të protestojmë derisa SPAK të arrestojë Erion Veliajn

FOTO/ Këlliçi me pranga në duar: Do të protestojmë

Në protestën para Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, është shprehur se beteja e tyre nuk është politike, por kauzë qytetare për të vendosur standardin se kush vjedh do të mbajë përgjegjësi.

Këlliçi, ndër të tjera tha se “vjedhja e bandës 5D ka habitur çdo partner ndërkombëtar”, ndërsa u zotua se do të protestojnë derisa drejtësia të bëjë drejtësi.

“Kjo që i ka bërë Erion Veliaj Tiranës është e padëgjuar dhe e paprecedentë në të gjithë historinë politike, jo vetëm në Shqipëri, por shumë më gjerë.

Vjedhja që është faktuar bandës 5D ka habitur çdo partner ndërkombëtar, çdo shqiptar. Sot, një vit pas zgjedhjeve të vjedhura, unë i kam sjell Erion Veliajt si simbol dhuratën që e pret shumë shpejt, prangat që së bashku do ia vendosim Erion Veliajt në duar si shenjë që ne nuk harrojmë ata që guxuan të deformonin vullnetin e qytetarëve të Tiranës.

Këtë betejë po e bëjmë për çdo qytetar të Tiranës, sepse të mbrosh taksat e qytetarëve është mision. Kjo betejë që po bëjmë është për dekadat që vijnë, për të vendosur standardin se kushdo që vjedh, do të mbajë përgjegjësi.

Aksioni që ka nisur nuk do të ndalet. Nuk ka lënë gjë pa bërë Erion Veliaj për të ndalur këtë protestë, por sot zotohemi të qëndrojmë derisa drejtësia të bëjë drejtës. Kjo betejë që kemi nisur nuk është aspak politike, është betejë qytetarë, kauzë që i shërben Tiranës”, tha Këlliçi.

FOTO/ Këlliçi me pranga në duar: Do të protestojmë

FOTO/ Këlliçi me pranga në duar: Do të protestojmë

FOTO/ Këlliçi me pranga në duar: Do të protestojmë