AKTUALITET, 18 Qershor 2026, 13:50

Aksidentohet autobusi me nxënës ekskursionistë në qendër të Elbasanit, përplaset me një tjetër makinë, panik te fëmijët

Aksidentohet autobusi me nxënës ekskursionistë në

Një autobus që transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni u përfshi në një aksident rrugor mesditën e sotme në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, kur autobusi, gjatë një manovrimi të gabuar në lëvizje, u përplas me një automjet tjetër që po qarkullonte në të njëjtën zonë.

Përplasja shkaktoi momente paniku tek nxënësit dhe drejtuesit e mjeteve, ndërsa kalimtarë të rastit u afruan menjëherë për të ndihmuar. Fatmirësisht, pavarësisht frikës dhe tensionit të krijuar, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Nga përplasja janë shënuar vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira, ndërsa nxënësit janë larguar të sigurt dhe pa probleme shëndetësore.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.