AKTUALITET, 18 Janar 2025, 20:49

FOTO/ Aksidenti i rëndë në aksin në Vlorë-Fier, makina përmbyset në anë të rrugës, një i plagosur

FOTO/ Aksidenti i rëndë në aksin në Vlorë-Fier, makina

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e vjetër Vlorë - Fier në afërsi të fshatit Çerkovin.

Raportohet për të plagosur nga aksidenti.

Në vendin e ngjarjes ka vajtur dhe një automjet i zjarrfikësve.

Në fotot e siguruara duket makina e cila është kthyer përmbys ne anë të rrugës.

Eshtë dashur ndërhyrja e zjarrëfikseve për të nxjerrë të plagosurin nga makina.

FOTO/ Aksidenti i rëndë në aksin në Vlorë-Fier, makina