TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Urgjencën e spitalit të Durrësit ka ardhur një rritje e rasteve që paraqiten me simptoma të ndryshme të gjendjes gripale. Rreth 350 persona në 24 orë kane marrë trajtim mjekësor.
Kjo situate ka vënë në vështirësi mjekët e urgjencës për të përballuar fluksin. Ata apelojnë që pacientët me simptoma jo të rënda të drejtohen te mjekët e familjes, jo vetëm për të shmangur mbingarkesën, por edhe për të ulur rrezikun për përhapjen e infeksioneve te pacientët e tjerë.
Rritja e numrit të pacientëve pranë urgjencës së spitalit të Durrësit është e lidhur ngushtë edhe me temperaturat e ulëta, ndërsa sipas bluzave të bardha, situata pritet të normalizohet gjatë muajit mars.