AKTUALITET, 21 Shkurt 2024, 10:33

Flamur Noka nxjerr pamjet: Banditët me uniformë dhunuan qytetarët e pafajshëm (VIDEO)

Flamur Noka nxjerr pamjet: Banditët me uniformë dhunuan qytetarët
Një nga të dhunuarit

Pas protestës së 20 shkurtit, Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për dhunën që policia ka ushtruar ndaj protestuesve të opozitës. Noka e cilëson këtë akt një barbari dhe kapërcim të ligjit ndaj të pafajshmëve të cilët kanë shfryrë dhunë në emër të urdhëruesve të tyre, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

"Banditët me uniformë duhet të dinë një gjë: Tmerrin e Ramës e Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhej ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmëve. Urdhëruesit do i braktisin siç po i braktis Rama bashkëpunëtorët e tij një e nga një. Do përballen me ligjin dhe demokratët! Asgjë nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj dy të rinjve të pafajshëm, Z. Andrea Malia e Z. Kindi Toli. Çdo kapërcim ligji do të shpaguhet! Ne nuk e harrojmë këtë dhunë barbarare ndaj njerëzve tanë, që protestuan qytetarisht e paqësisht"-tha Noka.