TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijon lirimi i protestuesve të arrestuar pas tensioneve dhe dhunës policore të ushtruar ndaj qytetarëve ditën e enjte.
Mes personave të liruar është edhe aktivisti Gent Progni.

Ai është pritur nga familjarë dhe qytetarë me duartrokitje ndërsa thërrisnin: Fitore!
Gjykata e Tiranës shpalli sot verdiktin për 19 protestuesit që u arrestuan pas përplasjes me policinë në tubimin e 2 korrikut.

Për protestuesit Everest Bardh dhe Ervin Gega u caktua masa e arrestit në shtëpi, pavarësisht se prokuroria kërkoi arrest me burg për ta, duke argumentuar se kishin kryer akte dhune duke shkatërruar makinën e policisë.

Ndërsa Altin Hila, babai që u bë simbol i protestës, pasi shfaqej bashke me fëmijën e sëmurë u la i lirë, edhe pse fillimisht prokurori kërkoi burg, e më vonë e zbuti qëndrimin duke kërkuar arrest shtëpie.

12 protestues u lanë nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa 5 të tjerë u liruan pa masë sigurie.
