TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF).
Sipas vendimit, marrëveshja do të nënshkruhet mes Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) të SHBA-së.
Huaja e parashikuar kap vlerën totale prej 302 milionë dollarësh amerikanë dhe synon mbështetjen e financimit në fushën e mbrojtjes.
Miratimi është bërë në parim, ndërsa marrëveshja përcakton bashkëpunimin financiar mes dy vendeve në kuadër të programit të financimit të jashtëm ushtarak.