AKTUALITET, 9 Shkurt 2024, 21:11

'Filmova tre kryebashkiakë duke blerë vota, SPAK zhduku provat', flet Alma Kaçi, 40-vjeçarja që 'mori në qafë' Safet Gjicin

'Filmova tre kryebashkiakë duke blerë vota, SPAK zhduku

Alma Kaçi, 40-vjeçarja që realizoi videon me ish-kryebashkiakun e Kukësit tha sot se videoja e saj me Safet Gjicin u bë virale pasi e çoi në redaksinë e ‘Fiks Fare’.

‘Sot kam çuar kartën e memories në redaksinë e ‘Fiks Fare’, të nesërmen videoja u bë virale. Nuk u transmetua, por e bënë virale. Përdorën këtë gjë, e bënë virale,’ tha ajo.

Alma Kaçi akuzon se ka bërë investigime për blerje votash, por ato nuk janë transmetuar nga ‘Fiks Fare’.

"Ishte vala e nxehtë kur ishin votimet dhe për kryebashkiakët e tjerë bëhej fjalë për blerje votash. Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Bashkia e Roskovecit, Bashkia e Fierit, ku ndër të tjera kërkonin se çfarë personash ke në fis, të m’i sjellësh me emra dhe mbiemra dhe u premtonin punë.

Të gjitha këto raste janë bërë kundrejt marrjes së votës dhe kundrejt emisionit ‘Fiks Fare’ dhe që nuk janë transmetuar.

Për shembull në Bashkinë e Kavajës, ish-kryebashkiaku përmes vëllait të vet, ndante ushqime te komuniteti rom, jepte tollona, edhe lekë ndoshta, por që nuk asistova dot për lekë.

Edhe për kryebashkiakët e Fierit dhe Roskovecit është e njëjta skemë,’ tha Kaçi.

Ajo tha se aty ka materiale që provojnë blerjen e votave në bashkitë e majta. 

Por Kaçi tha se SPAK i ka zhdukur provat. 

“Janë të sekuestruar telefonat. Telefoni i djalit tim. Karta memorie, USB. Një tabletë. Edhe gota me të cilin kam kryer filmimin.

Aty ka materiale. Janë bisedat që unë kam bërë në bashkinë e Fierit, në bashkinë e Roskovecit, në bashkinë e Kavajës. Janë të gjitha aty dhe uroj të mos jenë fshirë.

Sepse më kanë fshirë disa. Se p.sh karta e memories e filmuar, që mua ma lë në një karburant personi që e shpërndau, nga kamerat e SPAK unë figuroja sikur isha me të meta mendore, e kisha çuar vetë kartën te personi i karburantit dhe pastaj e kisha marrë vetë.

Pra janë zhdukur provat. Me pak fjalë mua më kanë zhdukur provat.

Me sa më ka thënë avokatja ime, SPAK është ndalur vetëm në rastin e Safetit"-tha Kaçi për Syri. tv.