TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier për kontrabandë aparatësh celularë.
Mësohet se në pranga ka rënë G. K., i cili kishte hapur një dyqan në Fier të paregjistruar në mënyrë që ti shmangej detyrimeve tatimore.
Gjatë kontrollit të policisë u sekuestruan 17 aparate celularësh, aksesorë si dhe pajisje të tjera elektronike.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tregu”, sekuestrohen celularë dhe pajisje të tjera elektronike të kontrabanduara. Vihet në pranga pronari i dyqanit ku u gjetën pajisjet e kontrabanduara, i cili duke mos e regjistruar këtë biznes, iu shmangej detyrimeve tatimore.
Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme tregtare në qark, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet ekonomike, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tregu”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-G. K., 42 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ushtrimi i aktivitetit pa liçensë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".
Nga kontrolli i ushtruar në biznesin (servis celularësh) e 42-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan, 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat ky shtetas nuk dispononte fatura tatimore.
Gjithashtu, u konstatua se shtetasi G. K. e ushtronte këtë aktivitet, i paregjistruar në organet tatimore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.