AKTUALITET, 18 Janar 2025, 21:21

Fier/ Bardhi: Bashkimi i demokratëve është çelësi i fitores më 11 Maj

Fier/ Bardhi: Bashkimi i demokratëve është çelësi i

Në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Fier, kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Gazment Bardhi theksoi rëndësinë e bashkimit dhe energjisë së demokratëve për të sjellë një ndryshim të madh më 11 maj.

Duke iu drejtuar demokratëve dhe qytetarëve të Fierit, Bardhi kujtoi sakrificat e viteve 1991, kur kurajoja për ndryshim i dha jetë partisë së parë opozitare në Shqipëri.

Ai u shpreh se historia e PD-së ka treguar se çdo herë që demokratët bashkohen, ata kthehen në një forcë të pathyeshme.

Bardhi akuzoi qeverinë e Edi Ramës për korrupsion dhe përpjekje për të manipuluar qytetarët e Fierit, por ai vuri theksin te vlerat dhe dinjiteti i fierakëve, duke theksuar se asnjë përpjekje për të blerë vota nuk do të ketë sukses.

“Unë kam bindjen se çdo ditë nga sot e deri më 11 maj, ky bashkim dhe kjo energji do të shndërrohen në burim fitoreje dhe shprese për Fierin dhe gjithë Shqipërinë,” deklaroi Bardhi në përfundim të fjalimit.