AKTUALITET, 11 Maj 2026, 13:49

Fier/ Aksidenti, makina përplaset me motomjetin, një person përfundon në spital

Fier/ Aksidenti, makina përplaset me motomjetin, një person

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një motomjet është përplasur me një automjet tip “Peugeot”.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.