TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Festë në Sokak”, një traditë që prej vitesh i jep jetë netëve të verës në Gjirokastër, riktheu edhe këtë herë atmosferën festive në zemër të qytetit muze.
Ashtu si në edicionet e kaluara, sokakët e gurta u mbushën me vendas dhe turistë të huaj, të cilët u bënë pjesë e një mbrëmjeje ku tradita dhe argëtimi u bashkuan më së miri.
Rakia tradicionale, gatimet karakteristike të zonës, koncertet me grupet polifonike dhe muzika e lehtë krijuan një atmosferë elektrizuese në çdo cep të pazarit historik.
Nën tingujt e muzikës dhe mikpritjen gjirokastrite, “Festë në Sokak” vazhdon të mbetet një nga aktivitetet më të dashura që promovon kulturën, traditën dhe shpirtin e gjallë të Gjirokastrës.


