AKTUALITET, 30 Mars 2024, 21:46

Festa e Pashkës, Meta: Uroj sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi!

Festa e Pashkës, Meta: Uroj sa më shumë mbarësi, paqe,

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pashkës.

“Në vigjilje të Pashkës së Madhe u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë dhe ungjillorë urimin e përzemërt për sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi!

Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet Tuaja!”, shprehet Meta.

Postimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta:

Në vigjilje të Pashkës së Madhe u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë dhe ungjillorë urimin e përzemërt për sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi!

Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet Tuaja!

Siç na porosit edhe Papa Françesku: “Ngjallja e Krishtit është forcë dhe kurajo në momentet më të vështira”.

NGA MOT GËZUAR PASHKËN!