TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
FBI-ja ka kontrolluar shtëpinë e presidentit Biden në Delaware.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Biden, i cili tha se kontrolli është pjesë e hetimit për dokumeta të klasifikuara.
Avokati tha gjithashtu se kërkimi ishte “planifikuar” me “mbështetjen e plotë” të presidentit.
CBS ka raportuar se hetimi ka të bëjë me një hetim më të gjerë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.
FBI nuk ka komentuar mbi kërkimin dhe duke qenë se kërkimi ishte konsensual, nuk u kërkua asnjë urdhër bastisjeje.
Avokati Bauer, tha se kontrolli u krye “pa njoftim paraprak publik” në interes të “sigurisë operacionale dhe integritetit”.
Kërkimi është i fundit në një seri të kryer në vende të ndryshme, pas zbulimit të dokumenteve të klasifikuara në Qendrën Penn Biden – një hapësirë oficeri – në Uashington DC në nëntor.