TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Sinan Vllasaliu, po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore pas një aksidenti që e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij, Edona, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të artistit nga spitali, duke treguar se ai po rikuperohet nën kujdesin e mjekëve.
Ajo zbuloi gjithashtu se aksidenti ndikoi drejtpërdrejt edhe në angazhimet profesionale të këngëtarit. Sinan Vllasaliu ishte ftuar të performonte në dasmën e yllit me famë botërore, Dua Lipa, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk arriti të ishte pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë.
“Jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet”, ka shkruar Edona, duke dhënë një mesazh optimist për familjarët, miqtë dhe fansat e artistit.
Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekës të shumtë dhe kolegë të këngëtarit i kanë uruar Sinan Vllasaliut shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në skenë.

