AKTUALITET, 8 Shkurt 2024, 21:33

"Për të zgjuar luanin brenda teje”, Albana Vokshi flet për protestën e 20 shkurtit  

"Për të zgjuar luanin brenda teje”, Albana Vokshi flet

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për protestën e 20 shkurtit që ka paralajmëruar, nuk dha një përgjigje të qartë, por u shpreh se ajo do të jetë rrjedhojë e gjithë aksionit opozitar.

"Për të zgjuar 'luanin brenda teje' është metaforë që u drejtohet qytetarëve jo vetëm militantëve që janë të diskriminuar dhe të shantazhuar, për t’i adresuar një mesazh qytetarëve, sepse një person ka mbledhur të gjitha pushtetet dhe po mundohet të zhbëjë opozitën.

20 shkurti është rrjedhojë e të gjithë aksionit opozitar. 

Po organizohemi. Sot kemi patur mbledhje të drejtuesve të qarqeve. Do të mbledhim Këshillin Kombëtar. Do të dalim të bashkuar në terren.

Pjesa e bashkimit të deputetëve është tashmë e ezauruar. Do të dalim të bashkuar në terren. Forumet e partisë marrin vendimet e veta."-tha Vokshi.