AKTUALITET, 16 Janar 2025, 18:08

Evakuimi pas marrëveshjes së armëpushimit/ OBSH: Fëmija që u evakuua nga Gaza në Shqipëri po merr trajtim mjekësor në QSUT

Evakuimi pas marrëveshjes së armëpushimit/ OBSH: Fëmija

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, thekson se mbrëmjen e të mërkurës është kryer evakuimi mjekësor i një fëmije një vjeç nga Gaza.

Sipas saj, fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa motra, vëllai dhe babai i tij janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.

Ndërkohë, OBSH ka falënderuar autoritetet shqiptare, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, ministren e Shëndetësisë si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, të cilat kanë treguar gatishmëri për të ofruar një ndihmë të tillë.