AKTUALITET, 27 Qershor 2026, 20:27

Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës (Video)

Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis i bashkohet protestës për

Eurodeputetja Ilaria Salis është bërë pjesë e protestës qytetare, duke qenë e pranishme mes protestuesve që prej 4 javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Prania e saj është mirëpritur nga organizatorët e protestës, të cilët e kanë cilësuar si një shenjë mbështetjeje ndërkombëtare për kauzën e tyre.

Salis ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 28 për largimin e Edi Ramës.

Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për kauzat e ngritura nga protestuesit dhe ka folur për mbrojtjen e pasurive natyrore. Salis theksoi se Shqipëria, toka dhe bukuritë e saj natyrore nuk duhet të trajtohen si pasuri për tu shitur, ndërkohë shtroi se Europa nuk është në Bruksel, por është këtu në Shqipëri.

“Është nder i madh që të jem këtu, sepse Europa nuk është në Bruksel, por këtu. Kjo është Europa më e mirë, sepse një popull me inteligjencën, dëshirën dhe ëndrrën e vet po ngrihet. Ishulli i Sazanit dhe Narta duhet të qëndrojnë të mbrojtura për të gjithë brezat dhe jo të bëhet park pasanikësh. Duhet anuluar, sepse bazohet në korrupsion, kjo nuk ndodh vetëm këtu, por edhe në Europë dhe gjithë botën. Këtu po bëhet historia, po i tregohet rruga të gjithë popujve. Shqipëria nuk është në shitje dhe të drejtat e natyrës duhet të vijnë përpara parasë, imperializmin dhe oligarkive. Rroftë Revolucioni i Flamingove dhe rroftë Shqipëria”, u shpreh Ilaria Salis.

Eurodeputetja kishte deklaruar më parë se në fundjavë do të ishte në protestë për të takuar njerëz dhe aktivistë.