AKTUALITET, 7 Maj 2026, 23:27

Sulmet ndaj mediave të biznesmenit Hysenbelliu, Murati: Berisha është pjellë e një mentaliteti stalinist “o me mua, o kundër meje”

Sulmet ndaj mediave të biznesmenit Hysenbelliu, Murati: Berisha

Erl Murati, drejtues dhe gazetar i “Focus Media Group”, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV sulmet e Berishës ndaj mediave të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, u shpreh se ajo është një përplasje me median dhe ai e sulmon Hysenbelliun për gazetarinë.

“Nuk është përplasje e Berishës me Hysenbelliun, por për përplasje të tij me median. Ai e sulmon për gazetarinë. Media është aktor i rëndësishëm i shoqërisë, por edhe reflekton nivelin e saj. Unë nuk jam i shqetësuar për sulmet e Berishës. Ato janë argëtuese, por edhe shpërblyese. Unë besoj që atë që vuajnë në rastin konkret është edhe debat ndërkombëtar. Trump p.sh. dje i quajti gazetarët armiq të popullit. Nuk është fenomen shqiptar që pushteti politik është në antagonizëm me pushtetin mediatik. Nuk është problem i “Neës 24”. Problem i Berishës është se ai është pjellë e një mentaliteti stalinist “o me mua, o kundër meje”.

Unë kam thënë se Salianji po i bie murit me kokë, me kandidimin dhe bën mirë të ikë e të krijojë partinë e tij.

Këtu kemi të bëjmë me përplasjen e radhës të Berishës me mediat. Është skandaloze që jetojmë në një vend ku drejtuesit janë politikanë të shekullit të kaluar, si Berisha, Rama, Meta”- tha Murati.