AKTUALITET, 4 Shkurt 2023, 18:08

Çështja “McGonigal”/ Topi: Rama sjellje prej frikacaku!

Çështja “McGonigal”/ Topi: Rama sjellje prej frikacaku!

Ish-Presidenti Bamir Topi e konsideron një sjellje prej frikacaku evitimin që kryeministri Rama i bëri debatit në Parlament për çështjen “McGonigal”.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Topi u shpreh se opozita duhet të insistojë në zhvillimin e kësaj interpelance.

Topi shtoi se kryeministri Rama e ka detyrim që të bëjë transparencë për lidhjet e mundshme me ish-zyrtarin e FBI-së.

Topi: Në fizionominë e kryeministrit nuk shoh ndonjë ndryshim. Ka vite që është paracaktuar si një njeri që i sheh institucionet si copa letre. Ka bërë një hap të gabuar të radhës duke anashkaluar Parlamentin për një çështjen që ka një ndjeshmëri të lartë. Përderisa është një çështje e rëndësishme, nuk duhet ta anashkalonte”.  Eksperienca e Komisioneve Hetimore është një eksperiencë pa vlerë.

Janë ngritur Komisione Hetimore dhe pas një pune të gjatë sfilitëse grupet parlamentare kanë dalë me raportet e tyre dhe në fund fare është votuar me numrat që ka mazhoranca përkatëse. Opozita duhet të insistonte tek çështja e interpelancës, është detyrim dhe kjo e ngarkon më shumë kryeministrin”, tha ai, duke shtuar: “Të mos shkosh në Parlament dhe të invadosh me monologë studiot televizive e përkthej si një sjellje aspak të hijshme. Pra një sjellje, sa është autoritar aq edhe frikacak. Ai parlamentin e ka shumë frikë.