AKTUALITET, 28 Qershor 2024, 13:30

"Erion Veliaj është ortak me Ndragehtën ", Tedi Blushi: Vetëm SPAK nuk i sheh këto gjëra!

"Erion Veliaj është ortak me Ndragehtën ", Tedi Blushi:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestë e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Blushi u shpreh se Veliaj është ortak me të dënuarit për trafik droge, është ortak me Ndragehtën dhe krimin e organizuar. Sipas tij vetëm SPAK nuk i sheh këto gjëra.

Sipas Blushit kryebashkiaku Veliaj vetëm një herë në jetën e tij u tregua i sinqertë, kur i quajti prokurorët e SPAK kolegë. Ai më tej shtoi se kjo flakë që ndizet në protestë është flaka e urrejtjes së popullit ndaj këtyre të korruptuarve. 

“Veliaj, edhe sot u faktua se është ortak me të dënuarit për trafik droge, është ortak me Ndragehtën dhe krimin e organizuar. Vetëm SPAK si sheh këto gjëra. Ja ku janë kullat, ja ku janë hajdutët. Pse nuk i arreston. Vetëm një herë në jetën e tij u tregua Veliaj i sinqertë, kur i quajti prokurorët e SPAK kolegë. Vetëm SPAK në Tiranë nuk i sheh.

Këta kriminelë do të marrin përgjigje në çdo strofull ku ata fshihen. Kjo flakë që ndizet këtu është flaka e urrejtjes së popullit ndaj këtyre të korruptuarve. Edhe një i vetëm mund të sjellë ndryshimin, siç e bëri Ylli Bodinaku.

Çfarë mund të bëjë një familje me 4 anëtarë, me 2 mijë lekë në ditë që iu jep ky krimineli, më pak se kafshëve të kopshtit zoologjik. Ky ordiner mori dje 80 milionë euro nga UKT-ja. Sikur t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë”, tha Tedi Blushi.