AKTUALITET, 8 Shkurt 2024, 21:06

Ergys Mërtiri: Rama ka qeverinë më të keqe në 33 vjet, por përfiton nga dobësia e opozitës!

Ergys Mërtiri: Rama ka qeverinë më të keqe në 33 vjet,

Ergys Mërtiri thotë se Edi Rama ka qeverisjen më të keqe në 33 vite pluralizëm, por ai qëndron në pushtet, për shkak të dobësisë së opozitës. 

I ftuar në emisonin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Mërtiri tha se Rama po përpiqet të shuajë konfliktet e brendshme në PS, duke nisur organizimin për zgjedhjet e 2025, me parimin se "lufta" nuk lejon konfliktin brenda partisë. 

"Besoj se forca e vetme që ka Edi Rama është dobësia e opozitës. Rama ka qeverisjen më të keqe që ka patur një vend në 33 vite. Kjo qeverisje është lehtësisht e rrëzueshme, por në kushtet ku jemi, Rama ka fat sepse nuk ka kush e zëvendëson.

Duke qenë se njerëzit e vetë nuk janë rehat me njëri tjetrin, ka konflikte të brendshme në PS, diçka vlon atje dhe kërkon të krijojë idenë se jemi në fushatë dhe fushata si “gjendje lufte”, kur hyn në fushatë je në betejë dhe aty lihen mënjanë problemet e brendshme dhe merresh me armikun. Ideja e armikut i bën palët të prodhojnë solidaritet. Kush konsumon konflikt të brendshëm, quhet tradhtar.

Ky është instrument për t’i dhënë rehati vetes nga zullumet e brendshme, që kanë me njëri tjetrin, që janë zullume për shkak të hajdutllëqeve", tha Mërtiri.