TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Enton Abilekaj tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se në 21 janar 2011 nuk pati një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e ish-kryeministrit Berisha, por për të shkaktuar trazira dhe të çonte drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse Rama ishte nën presion politik brenda partisë për të treguar se si e udhëhiqte opozitën.
“21 janari është shndërruar në fabul politike të Edi Ramës, që duhet të ketë një ushqim të ri sa herë kalojnë vitet. Ai nuk është i interesuar për drejtësi. Faktet që dolën pardje, dolën një ditë para 21 janarit. Pse nuk dolën gjashtë muaj para? Përse nuk e ndihmuan drejtësinë 6 muaj para? Përse Manja shkoi në 23 janar në prokurori dhe nuk shkoi në 23 korrik?
Kjo është për të plotësuar një show hipokrit. Ata nuk po kërkojnë drejtësi, por show politik.
Ai ishte një krim shtetëror, i urdhëruar nga kryeministri, ministri i brendshëm e me rradhë. Me kalimin e kohës, me injorimin e çështjes, me lejimin e kalimit të viteve, çështja mund të jetë parashkruar. Edhe po u hap do të jetë sa për sy e faqe. Pse kemi sot krim pa fajtor? Sepse askush nuk ka dashur që të ndëshkohet dikush.
Në 21 janar nuk u nis njeri të rrëzonte pushtetin me dhunë. Ishte nxitje që të shkaktonte trazirë dhe të shkaktonte zgjedhje të parakohshme. Rama ishte nën presion, pasi dështoi me grevën e urisë. Kishte presion të madh brenda se nuk ishte lider opozite. Kur doli kaseta Meta-Prifti tha do të bëjmë një demonstratë për të cilën nuk mbajmë përgjegjësi, por jo për të marrë pushtetin. Ishte për të provokuar, për të krijuar situatë të destabilizuar që mund të çonte në zgjedhje të parakohshme. Më 21 janar nuk justifikohen dot vrasjet, sepse ato u bënë kur të gjithë ishin tërhequr”-u shpreh Abilekaj.