AKTUALITET, 4 Qershor 2026, 22:25

Endri Meksi: Është një protestë që ka shkuar përtej Zvërnecit, një valë urrejtje, qoftë ndaj pozitës dhe opozitës

Endri Meksi: Është një protestë që ka shkuar

Endri Meksi, drejtor i përgjithshëm dhe pronar i MCN TV, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se protesta ka shkuar përtej Zvërnecit. 

“Është një protestë që ka shkuar përtej Zvërnecit, një valë urrejtje, qoftë kundër pozitës, qoftë opozitës dhe është goxha komplekse për t’u analizuar, por për momentin nuk është provuar. Mund të aludohet, përtej reagimit të Greqisë, nuk është se ka tjetër.

Pra protesta në këtë aspekt e ka kaluar Zvërnecin, nuk e di se sa lidhet me marrjen zvarrë të atij personi. Sigurisht që ishte acarues dhe nuk e di nëse është ai element, apo ishte më tepër që ishte mbledhur në shoqërinë shqiptare. Në këtë aspekt është legjitime. Nuk është politike, sic e sheh zoti Qori, se nuk shoh kërkesa politike, një nismë politike. Për më shumë më duhet qytetare. Ndoshta do të duhen më shumë ditë për të parë një valë të fortë të shprehjes së qytetarëve kundër establishmentit. 

Ngjarja dje vonë te selia e PD-së, tregoi një reagim ndaj Partisë Demokratike.”- tha Meksi.