AKTUALITET, 3 Korrik 2026, 22:44

EMRI/ U kapën në Rinas me drogë, identifikohet njëri prej të arrestuarve

EMRI/ U kapën në Rinas me drogë, identifikohet njëri prej

Policia ka sekuestruar rreth 46 kilogramë lëndë narkotike në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, pas një operacioni të zhvilluar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Kontrolli i ngarkesës është kryer pas një sinjalizimi të mëhershëm nga autoritetet kanadeze, të cilat kishin ngritur dyshime për një dërgesë të dyshimtë.

Sipas informacioneve paraprake, për transportimin e lëndës narkotike dyshohen tre persona, një çift me shtetësi shqiptare dhe një shtetas i huaj.

Njëri prej të dyshuarve, i identifikuar si Kristian Gjoni, dyshohet se ka tentuar t’i shmanget kontrollit duke pretenduar se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe nuk mund t’i nënshtrohej procedurave të kontrollit.

Pas verifikimeve mjekësore, ka rezultuar se pretendimi nuk ishte i vërtetë.

Më pas, të tre personat janë arrestuar nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe rolin e secilit të përfshirë.