TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 20-vjeçar që lëvizte i armatosur.
Gjejson Noka, fillimisht kundërshtoi uniformat blu duke mos i lejuar të kryenin kontrollin fizik, por pas neutralizimit iu gjet arma e zjarrit.
“Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi, në rrugën “Kosova”, automjetit me të cilin lëvizte 20-vjeçari, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Ky shtetas ka kundërshtuar për kryerjen e kontrollit fizik, punonjësit e Policisë, të cilët i gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, njofton policia.
Mbi 20-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.