AKTUALITET, 3 Prill 2024, 22:20

Ndryshime në qeveri, ja kush do të jetë zv/ ministri i ri i Drejtësisë

Ndryshime në qeveri, ja kush do të jetë zv/ ministri i ri i

Tedi Dobi është emëruar zv/ministër i Drejtësisë. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama bëhet në mbështetje te nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

Kujtojmë se më herët sot vetë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e njoftoi emërimin e Dobit duke thënë se do të jetë bashkëpunëtor i tij i ri.

‘Nga sot, Tedi DOBI do të jetë bashkëpunëtori im i ri si Zv/Ministër Drejtësie!”, shkruante Manja.

Vendimi:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.