AKTUALITET, 8 Tetor 2024, 22:42

Emri/ Largohet nga drejtimi i 'IdentiTek' Loina Prifti, ja kush do e zëvendësojë! Ministri Hoxha firmos nesër për pasuesen

Emri/ Largohet nga drejtimi i 'IdentiTek' Loina Prifti, ja kush do e

Një vit e gjysmë pasi u emërua në krye të kompanisë publike të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, IdentiTek, largohet nga kjo detyrë Loina Prifti.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha të mërkurën pritet të firmos zëvendësuesen e saj, sërish një grua.

Burime bëjnë me dije se vendin e Priftit e zë Freskida Halilaj, e cila vjen nga një eksperiencë e gjatë në telekomunikacion.