TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Personi i cili u arrestua nga policia pas protestës së opozitës një ditë më parë është Xhevahir Rrushi, 57 vjeç.
Policia thote se protestuesi akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Po kështu, policia thote se u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Ervin Minarolli.
“Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave”, tha policia.