TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Elbasan.
Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Fiori Sula, ndërsa mësohet se shoferi i automjetit, pasi ka përplasur të riun i cili ishte këmbësor, është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.