AKTUALITET, 24 Janar 2023, 14:51

Emrat/ Zbardhen tetë vjedhje në Vlorë, prangat dy “skifterëve” të dyshuar

Emrat/ Zbardhen tetë vjedhje në Vlorë, prangat dy

Janë zbardhur dhe dokumentuar tetë raste të vjedhjes së shumave të ndryshmë të parave dhe sendeve me vlerë gjatë muajit janar në Vlorë.

Për pasojë janë arrestuar dy persona, Ervis Myrtaj dhe Mariglen Lala, e po ashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, Antonio Rrapaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa ngjarjeve në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, të ndodhura gjatë muajit janar 2023, konkretisht:

Njoftimi:

Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor i koduar “Storm”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjes së shumave të ndryshme të parave dhe sendeve me vlerë, të ndodhura gjatë muajit janar.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, të tre të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

– E. M., 37 vjeç dhe M. L., 34 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. R., 33 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, gjithashtu i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nag veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa ngjarjeve në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, të ndodhura gjatë muajit janar 2023, konkretisht:

– Më datë 01.01.2023, në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. B;

– Më datë 15.01.2023, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. C., disa pajisje elektroshtëpiake;

– Më datë 19.01.2023, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit E. B., një televizor;

– Po më datë 19.01.2023, në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. D., produkte të ndryshme ushqimore;

– Po më datë 19.01.2023, në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit Xh. Z., steka me cigare dhe një shumë parash;

– Më datë 22.01.2023, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. A., një shumë parash dhe bizhuteri;

– Po më datë 22.01.2023, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë;

– Më datë 23.01.2023, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit F. H., steka me cigare dhe një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa pajisje që dyshohet se këta shtetas i kanë vjedhur më parë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasit A. R.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.