AKTUALITET, 14 Janar 2025, 09:50

Ekzekutimi i Kristian Markut, policia bastis banesën e familjarëve të Kastriot Reçit, 4 të shoqëruarit mohojnë të kenë lidhje me vrasjen

Ekzekutimi i Kristian Markut, policia bastis banesën e familjarëve

Në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua Kristjan Marku (Bardhi), vëmendja e policisë është përqendruar në Rrëshen.

Sipas burimeve te Report TV, blutë kanë zbardhur gjatë natës dhe në banesën e familjes Reci, ku janë ushtruar kontrolle dhe shoqëruar katër anëtarë të këtij fisi.

Ata janë marrë në pyetje në lidhje me krimin, por kanë mohuar të kenë dijeni dhe lidhje me ekzekutimin e 30-vjeçarit.