TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Republika Çeke, do të ofrojë mbështetje të palëkundur në rrugën integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kjo u theksua, nga Zv.kryeministri dhe Ministër i Brendshëm i Republikës së Çekisë, Vit Rakusan gjatë një takimi që zhvilloi të enjten me ministrin e brendshëm shqiptar Ervin Hoxha.
Ministri Hoxha theksoi se në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Republikes Ceke, në hapje të sezonit turistik, homologu I tij cek do të vizitojë Tiranën.
“Sapo përfundova një takim miqësor me Ministrin e Brendshëm të Republikës Çeke, i cili më siguroi mbështetjen që do të japë Republika Çeke për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Bashkë me mua, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të thelluar bashkëpunimin midis dy policive tona. “ – u shpreh Hoxha.
Një tjetër fushë ku u diskutua për bashkëpunim ishte ajo për sekuestrimin dhe rikuperimin e aseteve me burim kriminal, ku ministri i Brendshëm Cek tha se do të ofrojë ndihmë nga eksperienca e tyre për Shqipërinë.