AKTUALITET, 4 Qershor 2026, 09:36

Efektivi i ‘Shqiponjave’ ra në krye të detyrës, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut! Ndëshkim maksimal për autorin

Efektivi i ‘Shqiponjave’ ra në krye të detyrës,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të regjistruar sot në Lozhan të Maliqit ku efektivi i forcave ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli mbeti i vrarë gjatë një operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, i dënuar me 10 vite burg për ‘prodhim e shitje të narkotikëve’.

Postimi i Edi Ramës

Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur  zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!

Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër

 Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj!

Efektivi i ‘Shqiponjave’ ra në krye të detyrës,