AKTUALITET, 15 Janar 2025, 18:30

Efektivi i policisë bie nga lartësia e pallatit, niset me urgjencë në spital

Efektivi i policisë bie nga lartësia e pallatit, niset me

Një 57-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati këtë të mërkurë në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.

Blutë e Tiranës njoftojnë se 57-vjeçari me iniciale A.S që ra nga lartësia është efektiv policie me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Aktualisht efektivi ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.