AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 21:46

“Do të thyejë establishmentin”/ Edith Harxhi: Trump do të fitojë dhe do të ketë ndryshim të madh në politikën botërore!

“Do të thyejë establishmentin”/ Edith Harxhi: Trump do

Edith Harxhi, anëtare e kryesisë së PD-së, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, u shpreh se është mbështetëse e Trumpit prej vitit 2016, kur erdhi për herë të parë në pushtet si president.  Ajo u shpreh se mendon se Trump do të fitojë dhe do të ketë ndryshim të madh në politikën botërore.

“Më pyetët pse mbështes Trump që prej 2016. Ju thashë për arsye të konservatorizmit.

Arsyeja pse mendoj se është më mirë të fitojë Trump, është kandidat që është shprehur për të thyer establishmentin aktual botëror. Establishment që mbahet në fuqi nga e majta progresiste dhe menaxherët e korporatave.

Ka një polarizim të kampeve. Partitë nuk janë partitë konvencionale, kanë ndryshuar krejtësisht në SHBA dhe Evropë. Polarizimi është aq i madh sa kërkon një zgjidhje, sepse është përplasje shumë e madhe e dy botëve, që ka lindur me Brexit. Prishja e status quo aktuale.

Është një rikthim i të djathtës. Nëse Trump do të fitojë dhe mendoj se do të fitojë, do të ketë ndryshim të madh në politikën botërore.

Zonja Harris është nga e majta ekstreme në SHBA, ka votuar më majtas se Bernie Sanders, që është “babai” i marksizmit në SHBA. Ajo vjen nga një familje e majtë, me babain profesor të marksizmit në Kaliforni’- u shpreh Harxhi.