TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për burgosjen e Erion Veliajt.
Rama deklaroi se nuk e di nëse kryebashkiaku është fajtor apo jo, por shtoi se prezumimi i pafajësisë është detyrim jo vetëm ndaj tij por edhe atyre që e kanë zgjedhur.
"Jemi në një paradoks sepse mungon kryetari i bashkisë i zgjedhur nga çerek mln zgjedhës për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar nejç kontratë të tijën dhe të forcës tonë politike me qytetarët e Tiranës.
Kontrata është ndërprerë nga dikush që unë personalisht dhe sinqerisht nuk e njoh as me fytyre dhe ndërkohë kur zgjidhet ka një llogari të përditshme. Kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marri pa gjyq dhe ta mbylli në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua, se llogari përpara kujt jep.
Nuk e di dhe nuk më takon mua ta them nëse Erioni është i pafajshëm dhe nëse është fajtor, por unë di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është jo thjesht një detyrim ndaj tij si ndaj çdo individi, nga ana e kujt do që ka detyrën të trajtojë çështje që lidhen me drejtësinë, por është detyrim dhe ndaj atyre që e kanë zgjedhur, në mënyrë që të bëhen të dyja edhe puna me kontratën ndaj zgjedhësve edhe puna e drejtësisë.
Për hir të vërtetës ne deri sot kemi zgjedhur të mos kometojmë edhe kur kryetari i Tropojës është marrë nga zyra dhe është mbyllur në shtëpi, në një qytete në skaj të Shqipërisë dhe i është ndaluar të zbatoj kontratën e zgjedhësve sepse mbi të rëndon një akuzë, por pa gjyq", tha ai.