TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një e re ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke kundërshtuar thirrjet për dialog.
Qytetarja deklaroi se ka ardhur koha që Rama të largohet nga qeveria dhe të shkojë bashkë me Berishën në burg te Erion Veliaj dhe Ilir Meta. Ajo theksoi se Shqipëria u përket shqiptarëve dhe se qytetarët nuk do të pranojnë shitjen e tokës së tyre.
"Jep dorëheqjen, s’ka dialog. Edi Rama tha në fillim që donte të ikte, pastaj tha që na ka humbur busulla. Kujt i ka humbur busulla? Edi Rama, ne e dimë shumë mirë se çfarë duam, busulla të ka humbur ty. Ka ardhur koha të shkosh te Erion Veliaj, Ilir Meta, merr dhe Sali Berishën me vete. Sepse Shqipëria është e shqiptarëve, ne jemi popull autokton, më i lashtë dhe më i vjetër në Ballkan. Ne nuk e shesim tokën, nuk jemi tradhtarë, Ju që jeni tradhtarë shkoni ku e keni vendin. Nesër më shumë, nesër më shumë," shprehet e reja.