TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra qytetarë mbushën bulevardin në ditën e njëmbëdhjetë të protestës, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se edhe 500 mijë të dalin në shesh, nuk heq dorë nga investimi në Zvërnec.
Prej orës 18:00 ata mbushën bulevardin dhe me fjalime kundër qeverisë dhe klasës politike kërkuan një "Shqipëri të re".
“Rama tha se as po të jenë 500 mijë nuk e jap dorëheqjen. Hapni kamerat dhe shiko sa jemi sot”, u shpreh një prej protestuesve.
“Sot populli shqiptar e ka tejkaluar veten deri te sheshi Skënderbej. Sot populli shqiptar i ka dhënë mesazh klasës politike që ne nuk tërhiqemi”, u shprehën qytetarët.