AKTUALITET, 21 Qershor 2026, 17:30

Edhe Spiropali kërkon Shqipëri të re: Të bejmë marrëveshje të re, të madhe, të thellë…!

Edhe Spiropali kërkon Shqipëri të re: Të bejmë

Ish ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka kërkuar një marrëveshje të re për Shqipërinë.

Edhe pse ka patur disa nga postet më të larta në "Shqipërinë e vjetër", tashmë që u largua nga detyra e ministres, Spiropali po përqafon të renë. 

Ajo thotë se PS "duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe". 

Postimi i Spiropalit:

Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.