TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I ftuar në “Shqipëria Live”, Braçe u shpreh se ajo e ka të lehtë të largohet, ndërsa për veten e tij, tha edhe nëse del i pavarur, nuk do e besojë njeri.
“Nuk është çështje dyshimi. Unë edhe sikur të them që jam i pavarur, nuk ma beson kush, se unë kam që nga themelimi i PS në PS. Dalja ime e pavarur do ishte e pavlerë. Unë për sa kohë jam në Kuvend dhe bëj deputetin, nuk kam arsye pse ta jap dorëheqjen. Unë e kam vendin ku mund t’i bëj të gjitha. Sa kohë unë e kam këtë mundësi, s’kam pse të dal në protestë. Duket banale që unë të dal në protestë, ndërkohë kur unë kam vendin ku mund t’i bëj të gjitha. Për më tepër, unë nuk dua të përfitoj politikisht nga protesta. Nuk dua të bëj si disa kolegë të mi të së djathtës, të dal aty dhe të mos më pyesë njeri.
Vendimi i saj ishte vendimi i saj. Ajo e ka të lehtë të ikë nga një përkatësi politike dhe të dalë atje matanë. Atë edhe mund ta besojnë që është e pavarur, por mua s’ma beson kush. Ajo ka milituar si një aktiviste, unë nuk kam milituar kështu. Unë kam milituar si socialist”, tha Braçe.