AKTUALITET, 12 Shkurt 2024, 13:39

“E vranë për 50 mijë lekë?”/ 49-vjeçari i zhdukur prej tre muajsh, motra: Shoqërohej nga dy persona

“E vranë për 50 mijë lekë?”/ 49-vjeçari i
Flori Muka

Që prej datës 18 nëntor të vitit të kaluar, Flori Muka rezulton i zhdukur. Familjarët e tij kanë ngritur shqetësimin, ndërsa apelojnë për ndihmë. Nëna e 49-vjeçarit, Dalëndyshe Muço në një rrëfim për News 24 tregoi se vëllai i saj shoqërohej me dy persona që nuk i njihnin, kur ai u kthye nga Greqia.

“Kemi tre muaj që nuk kemi asnjë kontakt me të. Ai kur kthehej në Greqi këtu te unë vinte gjithmonë se shtëpia e babait është djegur plotësisht herën e fundit ka qenë këtu tek unë ka qëndruar pak se patëm një debat.

Me motrën tjetër që ka folur i ka thënë do të shkoj të punoj në mandarinat në Sarandë. Unë dyshoj se mos ka krijuar lidhje me ndonjë atje (femër) dhe nuk do të flasë me ne ose dyshimi tjetër joni është se kur kishte tërhequr lekët kishte qenë i shoqëruar me dy persona. Pronari kishte thënë që me ata persona që ishte shoqëruar nuk ishin të mirë, ndoshta i ka gjetur rrugës kur ka kaluar kufirin.

Unë them për këta të dy, kam dyshime po edhe për 50 mijë që ka tërhequr ai, ta vrasin? Nuk e di. Ne këtu dyshojmë telefoni përse nuk gjendet? Ne e kemi bërë denoncimin tre muaj me vonesë se vëllai është larguar edhe njëherë nga banesa dhe thamë hë se do të vijë por tani jemi në merak. Ne kemi bërë dy denoncime edhe djali i motrës edhe unë.

U stepëm se patëm një debat me vëllain dhe tha; nuk dua të flas me njeri, do t’ju bëj block të gjithëve. Ai vinte qëndronte këtu tet unë me javë, por kishte dhe qejf pijen për këtë u zumë”, tha e motra.