AKTUALITET, 18 Qershor 2026, 12:55

E sfidoi të betohej mbi Bibël se ka qenë në takimin e Arubës, Damian Gjiknuri i përgjigjet Sali Berishës

E sfidoi të betohej mbi Bibël se ka qenë në takimin e

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, aludoi publikisht sot, se deputeti i PS-së dhe ish-ministri i Transporteve dhe Energjisë, Damian Gjknuri, ka qenë i pranishëm në takimin e Arubës, në vitin 2019, ku u mblodhën krerë të mafies shqiptare të drogës për të vendosur investimin e miliardave të trafikur në ekonominë shqiptare. Berisha e sfidoi Gjiknurin duke i thënë të betohej mbi bibël, meqë Gjiknuri është ortodoks.

“Tani, në qoftë se ti thua nuk kam qenë, dil bëj be këtu në Bibël, betohu, vëre këtu Biblën dhe lahu para shqiptarëve!”- iu drejtua Berisha Gjiknurit.

Nuk vonoi edhe përgjigjia e Gjiknurit që iu drejtua Berishës duke u shprehur se s'ka asnjë lidhje me personat në fjalë dhe nuk njihte asnjërin prej tyre dhe e kundërta është që në emrat e përmendur në dosjen “Aruba” janë familjarë të tij në foto.

Replika e Gjknurit

Veç shpifjeve ordinere, parimi i Saliut në politikë ka qenë gjithmonë: nuk ka rëndësi gënjeshtra, rëndësi ka kush e thotë i pari!

Sa për emrin që më përmendi ai e di shumë mirë që unë s'kam asnjë lidhje me personat në fjalë dhe nuk njoh asnjërin prej tyre. Kjo gjë është e verifikueshme lehtësisht sikurse është çdo udhëtim i imi. Saliu e di shumë mirë këtë! E di po aq mirë që në emrat e përmendur në dosjen “Aruba” janë familjarë të tij në foto.

Çfarë marrëveshjesh ke bërë Sali për të siguruar një udhëtim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Përgjigjen e kësaj pyetje do e marrin vesh demokratët e t’u dhe të gjithë shqiptarët kur të dalë e vërteta e “Arubës”!