AKTUALITET, 25 Qershor 2026, 09:01

E rëndë/ Rasti i dytë brenda pak muajsh, helmohen rreth 30 kursantë në Akademinë e Sigurisë

E rëndë/ Rasti i dytë brenda pak muajsh, helmohen rreth 30

Skandali është përsëritur sërish! Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit.

Sipas të dhënave paraprake, kursantët kanë shfaqur mbrëmjen e së enjtes simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke dhe janë transportuar në grupe drejt spitalit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime bëjnë me dije se dyshimet e para lidhen me ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut  Sori Al që shërben pranë institucionit.

Ky është rasti i dytë i ngjashëm që raportohet brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.