AKTUALITET, 24 Qershor 2026, 21:35

E rëndë në Kavajë, vëllai vret vëllain, ishin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë (Detajet)

E rëndë në Kavajë, vëllai vret vëllain, ishin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Agonas të Kavajës, ku një 76-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet prerës vëllain e tij, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30, dy vëllezërit ndodheshin në një arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur shtetasi M. Rr., 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij E. Rr., 74 vjeç.

I dëmtuari është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/ Plagosi me mjet prerës vëllain, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën rrugës për në spital, kapet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.