TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shqiptar 59-vjeçar ka vrarë ish-gruan e tij dhe partnerin e saj, teksa më pas ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia e një kulle.Krimi i rëndë ka ndodhur sot (18 prill), në Asti të Italisë.
Viktimat janë Astrit Koni dhe Drita Koni, të dy me origjinë shqiptare, të cilët kishin jetuar në Itali prej 20 vitesh. Kurse partneri i të ndjerës ishte po një shqiptar sipas raportimeve të para.
Incidenti ndodhi në Cossombrato, në zonën e Astit, ku ai punonte si kopshtar në kështjellë, nga e cila u hodh për vdekje. Burri hyri në kështjellë dhe arriti të hynte në kullë pa ngjallur dyshime falë posedimit të çelësave.
Trupat e dy viktimave u gjetën vonë këtë mëngjes në një hendek në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri, pranë një fushe që përmbante disa koshere bletësh që çifti thuhet se po kujdesej.
Alarmi u dha nga vëllai i gruas, i cili ishte i shqetësuar sepse nuk kishte dëgjuar nga motra e tij.
Një mjet bujqësor, me të cilin besohet se janë rrahur për vdekje, u gjet gjithashtu pranë dy trupave. Bëhet fjalë për një grep apo çengel me të cilin janë goditur pa mëshirë, informon media italiane.
Karabinierët po hetojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.