TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 45-vjeçar nga Sllovenia, ka mbetur i plagosur në zonën e Shkallnurit në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë, ai është konfliktuar fizikisht me disa persona rreth orës 21:30, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
45-vjeçari, aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:30, në zonën e Shkallnurit, dyshohet se shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, nga Sllovenia, (i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake), është konfliktuar fizikisht me disa persona, ende të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike, të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës, dhe ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.