TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e ëdeputetit, vetem një ditë pas paraqitjes në SPAK ku u pyet për pesë orë.
Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut Durrës, ka paraqitur kërkesën për lënien e mandatit.
Lënia e mandatit të tij vjen pasi ai u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Deri në këto momente, Çyrbja nuk ka bërë asnjë reagim për çështjen e lënies së mandatit.
Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, çka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të maxhorancës.